Brenda javës dy persona kanë humbur jetën dhe 177 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konstatoi një rritje të rasteve me COVID nga data 14 deri më 19 gusht, duke riktheksuar se vaksinimi mbetet masa më efektive mbrojtëse.
Arben Vishaj, drejtor i klinikës infektive, u shpreh për A2 CNN: “Aktualisht, në Klinikën Infektive i kemi të hospitalizuar gjithsej 10 pacientë, dy prej tyre janë me oksigjenoterapi. Dy ditë më parë në Klinikën Infektive dy pacientë kanë përfunduar me vdekje, njëri në moshën 80-vjeçare, i cili ka qëndruar në Klinikën Infektive dy orë, ngase ka pasur sëmundje të tjera të rënda kronike, dhe një pacient tjetër në moshën 67-vjeçare, i cili lëngonte nga sëmundje të rënda kronike, i cili ishte duke u trajtuar më herët në Klinikën Infektive”.
Situata epidimiologjike po ndiqet me vëmendje, prandaj është kërkuar që të mos bëhet panik, ndërsa nga Klinika Infektive garantuan se kanë majftueshëm ilaçe, oksigjen si dhe staf mbështetës.
“Mendoj që nuk ka nevojë për ndonjë panik, ne jemi duke e përcjellë me vëmendje të shtuar situatën epidemiologjike dhe varësisht nga situata do të veprojmë konform situatës që na vjen”,
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë rekomandoi ngritjen e vigjilencës dhe respektimin e masave si mbajtja e higjienës, shmangia e tubimeve në hapësirat e mbyllura dhe bartja e maskës. (A2 Televizion)