DASH reagon për urën në Ibër: Nuk mbështesim asnjë ndryshim të statusit, rrezikohet KFOR

Nga A2 CNN
14 Gusht 2024, 16:23 | Aktualitet

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk mbështet asnjë ndryshim të statusit aktual të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Këtë e tha një zëdhënës i DASH për median Pavlovic Today. “Hapja e urës për qarkullimin e automjeteve shton rrezikun për dhunë dhe vë në rrezik popullsinë lokale e po ashtu ushtarët e KFOR, përfshirë atë amerikanë, që punojnë për të mbështetur paqen dhe sigurinë në Kosovë”, thotë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, duke u bërë jehonë deklaratave të ambasadorit Hovenier.

Ai i bën thirrje qeverisë në Prishtinë të përmbahet nga vendimet e njëanshme e të pakoordinuara dhe që ta adresojë çështjen brenda dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

Departamenti i Shtetit thekson se ky qëndrim përputhet me atë të partnerëve të QUINT-t e po ashtu BE dhe NATO. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos