Hapja e Urës së Ibrit, EULEX: Vendimi të merret brenda kornizës së dialogut

Nga A2 CNN
15 Gusht 2024, 16:26 | Aktualitet

Hapja e Urës së Ibrit, EULEX: Vendimi të merret brenda

Misioni EULEX në Kosovë ka bërë me dije se qëndrimi i BE-së për hapjen e Urës së Ibrit është një çështje dialogu dhe se çdo vendim për hapjen e saj duhet të merret brenda kornizës së Dialogut.

Diskutimet sipas EULEX-it janë duke vazhduar dhe BE-ja është duke u koordinuar ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë në Kosovë.

Sipas EULEX-it, BE-ja u kërkon të gjitha palëve të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm. Për të kuptuar ndjeshmërinë e situatës, Njësia e Formuar Policore e EULEX-it po kryen patrullime të rregullta në baza, duke përfshirë - por pa u kufizuar në afërsinë e urës.

Ditët e fundit ka pasur qëndrime të ndryshme të ndërkombëtarëve dhe qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos