Votimi për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës nuk e ka shkelur Kushtetutën. Ky është vendimi që ka marrë Gjykata Kushtetuese lidhur me kërkesat e bashkuara, të parashtruara nga deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, dhe deputetë të tjerë.
Sipas njoftimit, Kushtetuesja ka vlerësuar se vendimi i 13 shtatorit 2026 për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me nenin 95 të Kushtetutës. Rrjedhimisht, votimi për qeverinë e re nuk shkel Kushtetutën, shkruan A2 CNN.
Gjithashtu, vlerësohet se Kuvendi duhet të zgjedhë edhe nënkryetarin e dytë dhe konfirmohet se veprimet për konstituimin janë bërë përtej afatit kushtetues.
Ndërsa afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit është 6 tetori.
Ky vendim konsiderohet nga ekspertët e fushës si një hap që mund t’i ndihmojë partitë politike të vazhdojnë me hapat e radhës për të zgjidhur krizën politike, por mbi të gjitha për të shmangur edhe një palë zgjedhje të jashtëzakonshme. (A2 Televizion)