Dyshimet për manipulim të rezultateve zgjedhore në Prizren, ndalohen 5 persona të tjerë

Nga A2 CNN
29 Janar 2026, 16:53 | Politikë

Dyshimet për manipulim të rezultateve zgjedhore në Prizren,

Pesë persona të tjerë janë ndaluar sot në rastin e manipulimit të dyshuar të rezultateve zgjedhore në Prizren, ndërsa 23 të tjerë tashmë ndodhen në paraburgim për të njëjtin rast.

Prokuroria Themelore në Prizren njofton se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zgjeruar hetimet pas informatave që lidhen me procesin e rinumërimit në Qendrën Komunale të Numërimit.

Në këtë fazë janë intervistuar 28 të dyshuar dhe gjashtë dëshmitarë, shkruan A2 CNN.

Nga të intervistuarit, pesë persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. Katër prej tyre, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve, dyshohen për veprën penale “falsifikimi i rezultateve të votimit”. Personi i pestë, në cilësinë e koordinatorit të KKZ-së për Prizrenin, dyshohet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afateve ligjore do të vlerësojë kërkesën për caktimin e masave për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos