Gazetarja: Kurti nuk kërkon stabilitet qeverisës në Kosovë

Nga A2 CNN
2 Maj 2026, 22:07 | Politikë

Gazetarja Esmeralda Mulaj deklaroi se Albin Kurti “nuk kërkon stabilitet qeverisës, por kërkon të menaxhojë vetëm kriza”.

“Ndonjëherë më duket sikur të gjitha partitë donin të shkonin në zgjedhje. Sepse PDK-ja, LDK-ja mendonin se ajo çfarë mori zoti Kurti me 28 dhjetor ishte e padrejtë. E dyta, ajo çfarë ishte disi edhe qesharake ishte fakti se si zoti Kurti e ofronte postin e kryetarit të Parlamentit me mesazh te kryetari i PDK-së, të njëjtin post për të cilin shkoi gati një vit Kosova me krizë. Fakti që ti e lëshon kaq kollaj tani këtë gjë do të thotë që nuk paska qenë problem posti i kryetarit, por qenka ajo çfarë të gjithë po e mendojnë: që zoti Kurti nuk kërkon stabilitet qeverisës, por kërkon të menaxhojë vetëm kriza”, tha Mulaj.

“Kjo sepse zoti Kurti më mirë se kushdo tjetër e di çfarë ka firmosur në marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit. E di se çfarë i kërkon faktori ndërkombëtar dhe nuk mund të ikë për një kohë të gjatë nga një marrëveshje me Serbinë apo zbatimin e asaj çfarë ka nënshkruar. E gjithë qasja e Kurtit ka qenë çuarja e vendit në zgjedhje, sepse ai si Presidente tashmë ka zonjën Haxhiu. Ndërkohë, si kryeministër në detyrë nuk ka shumë përgjegjësi sepse nuk mund të futet të zbatojë asnjë marrëveshje”, shtoi gazetarja.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos