Lajçak komenton çështjen e urës së Ibrit: Lajmet se BE ka ndryshuar qëndrim, mashtrim

Nga A2 CNN
14 Gusht 2024, 22:25 | Politikë

Lajçak komenton çështjen e urës së Ibrit: Lajmet se

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit, ku qeveria Kurti kërkon që të hapë për qarkullim urën e Ibrit.

Zyrtari europian përsëriti kërkesën që çështja e urës së Mitrovicës të diskutohet në dialogun e lehtësuar nga BE, teksa shtoi se unioni nuk ka ndryshuar pozicion për çështjen.

“BE-ja ka theksuar vazhdimisht se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës ose ka ndryshuar pozicionin e saj janë mashtrime”, shkruan Lajçak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos