
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e parë në kuadër të legjislaturës së 11-të. Mbledhja është thirrur nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe pritet të nisë në orën 11:00.
Kjo është mbledhja e parë e Kryesisë pas konstituimit të legjislaturës së 11-të.
Kuvendi i Koosvës i shpall i konstituuar më 13 shtator, pas zgjedhjes së nënkryetarëve. Pozita e nënkryetarit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës kishte mbetur e paplotësuar.
Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare e Kuvendit më 9 shtator, me 62 vota për, 16 kundër dhe 13 abstenime.
Mbledhja e sotme vjen pas zhvillimeve lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit dhe kërkesës së PDK-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese. (A2 Televizion)