Nisin ethet zgjedhore, nesër votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2025, 15:56 | Politikë

Nisin ethet zgjedhore, nesër votohet në përfaqësitë

Më 28 dhjetor, do të zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvend në 29 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës. Procesi i votimit do të nisë në orën 07:00 të mëngjesit në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll, e cila do të jetë përfaqësia e parë diplomatike që hap dyert për votim, ku janë të regjistruar paraprakisht 116 votues.

Pas Turqisë, votimi do të vazhdojë në 15 shtete të Europës, ku janë të regjistruar gjithsej 17 mijë e 761 votues, përfshirë Gjermaninë, Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Belgjikën, etj.. Në fund, procesi i votimit do të zhvillohet edhe në kontinentin e Amerikës veriore, për 1 mijë e 310 votues të regjistruar në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Për këtë qëllim, do të hapen përfaqësitë diplomatike në Uashington, Nju Jork, Otavë dhe Toronto. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, beri me dije se kur do të përmbyllet dhe procesi i votimit përmes postës.

“Para ditës së zgjedhjeve në Kosovë do të përfundojë edhe votimi jashtë vendit për rreth 57 mijw e 899 votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës, proces i cili ka nisur më 16 dhjetor. Të gjithë këta votues, kanë pasur kohë 12 ditë që pakon me fletëvotim, të cilën e kanë pranuar nga KQZ, ta dërgojnë në ndonjërën nga kutitë postare të hapura në 23 shtete të ndryshme të botës, përfshirë dhe Kosovën. Fletëvotimet që i takojnë votimit në përfaqësi diplomatike dhe votimit me postë, do të tërhiqen dhe numërimi i tyre do të bëhet në Kosovë”, tha Elezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos