“Paqja e kërcënuar”, Kurti: Nuk e marrim si të mirëqenë, na kanosen rreziqe

Nga Ideal Gola
5 Tetor 2024, 14:05 | Politikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në konferencën e Federatës së Paqes Universale, me temën “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”. Ai tha se paqja në rajonin tonë, e sidomos në Kosovë, është diçka që nuk e kanë marrë kurrë sitë mirëqenë, teksa përmendi rreziqet që po i kanosen asaj.

"Paqja në rajonin tonë dhe sidomos në Kosovë është diçka që nuk e kemi marrë kurrë si të mirëqenë. Është dashur të luftohet dhe përpiqemi vazhdimisht për të. Me rreziqet qe po i kanoset Evropës dhe Lindjes së Mesme, brishtësia e paqes kudo në botë është evidente. Paqja kryesisht destabilizohet nga jashtë por është edhe një punë që realizohet nga brenda. Këtu nuk e vë në dyshim vullnetin e një populli për të ndërtuar dhe forcuar paqen", tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos