Vijon ngërçi në Kuvendin e Kosovës, shtyhet sërish seanca

Nga A2 CNN
15 Maj 2025, 11:14 | Politikë

Vijon ngërçi në Kuvendin e Kosovës, shtyhet sërish

Ngërçi vazhdon, dështon sërish përpjekja e VV për votim të fshehtë në Kuvendin e Kosovës. As tentativa e 16 nuk ka qenë i suksesshëm për konstitumin e kuvendit.

Propozimi për votim të fshehtë ka dështuar të kalojë duke mos u përkrahur nga partitë e tjera.

Në votim, 55 deputetë kanë votuar për, një kundër, abstenime nuk ka pasur.

Sot janë bërë një muaj që nga fillimi i seancës, kohë gjatë secilës janë mbajtur 16 tentime për konstitumin.

Më vonë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të zhvillojë takime me liderët e partive politike, pikërisht lidhur me ngërçin e krijuar në kuvend.

Seanca e radhës do të mbahet me datën 17, të shtunën nga ora 10:30. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos