Koha duket sikur ka ndalur në shumë fshatra të Shqipërisë. Fëmijëria ka mbetur thjesht e shkuar, ku edhe kujtimet janë mbyllur me dryn, ashtu si shtëpitë.
Në fshatin Hundëkuq dhe Andon Poci, heshtja e dendur është bërë mbytëse për ata pak banorë të mbetur. Zërat dhe lojërat e fëmijëve janë zëvendësuar nga hapat e rëndë të banorëve të moshuar.
Banorët tregojnë sesi po shuhet fshati nga largimi i të rinjve mungesa e fëmijëve. Shkolla në fshatin Andon Poci prej kohësh është mbyllur pasi nuk kishte më nxënës.
Ndërsa në Hundëkuq i vetmi fëmijë i mbetur në fshat është larguar. Edhe në fshatrat e tjerë të Gjirokastrës, numri i nxënësve në shkolla është mjaft i ulët. Një pjesë e tyre janë larguar drejt qytetit ndërsa të tjerë e ardhmja është ndërtuar jashtë vendit (A2 Televizion)