
Kryeministri Edi Rama tha se Mali i Zi ka vendosur të mos i bashkohet nismës Ballkani i Hapur për shkak se pret të anëtarësohet në Bashkimin Europian vitin e ardhshëm.
“Ata presin të futen në BE vitin tjetër, këtë gjë ma ka thënë kryeministri. Unë e mirëkuptoj dhe i kam thënë që po u futën në BE, do të kemi një mbështetës më tepër në BE”, tha Rama.
“Të shohim nëse do të futen në BE apo ajo, unë i uroj vërtet që ta fusin në qershor. Ne nuk e kemi informacionin që qenka gati kjo punë. Kur ta fusin në BE, jam i bindur që do ta mbështesë Ballkanin e Hapur se ne na shikon si vende që jemi pak më mbrapa. Nëse nuk e fusin në BE, i kam thënë “bujrum” të vijë te Ballkani i Hapur”. (A2 Televizion)