“Shqiptarët dhe serbët për Ballkanin, si gjermanët dhe francezët për BE”, Rama: Kosova të bëhet pjesë për të mirën e saj

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2021, 12:48 | Politikë
“Shqiptarët dhe serbët për Ballkanin, si gjermanët dhe

Kryeministri Rama, nga takimi i Beogradit, ripërsëriti thirrjen që Kosova të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur, duke thënë se të gjitha shtetet janë të mirëpritura në këtë nismë rajonale.

Edi Rama krahasoi shqiptarët dhe serbët në Ballkan, sa i përket mosmarrëveshjeve, me francezët dhe gjermanët për Bashkimin Europian.

https://a2news.com/2021/11/04/nuk-do-te-presim-sa-tu-mbushet-mendja-te-tjereve-rama-ne-beograd-jam-ketu-per-interesat-e-shqiperise/

“Kur vjen puna për Kosovën, është thënë e rithënë, që të tria vendet janë të ftuara të vijnë të ulen dhe të punojnë bashkë me ne për njerëzit e tyre. Çështja e mosdakordësisë ka rrugën e vet. Nëse të 6 vendet marrin pjesë, atëherë edhe për Kosovën dhe Bosnjën do të jetë shumë më mirë atmosfera për të trajtuar edhe çështjet e tjera.

Shqiptarët dhe serbët janë për Ballkanin, si gjermanët dhe francezët për Europën. Gjermania dhe Franca nuk e filluan nga fundi, por nga marrëveshja e çelikut dhe e qymyrit, nga lehtësimi i punës së sipërmarrjeve, aty ku e ndjente populli pas luftës, te buka. Nuk ka asnjë kufizim për askënd”, tha Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/04/ballkani-i-hapur-rama-nga-janari-do-te-nise-ne-kufi-nje-relaksim-per-kompanite-distributoret-fermeret/
https://a2news.com/2021/11/04/ballkani-i-hapur-vucic-brenda-1-viti-e-gjysme-do-te-mund-te-realizohet-levizja-e-lire-e-njerezve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos