Rama pazar me Vuçiç për të konsoliduar pushtetin në dëm Kosovës, provokon Shqipërinë

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2021, 20:29 | Politikë
Rama pazar me Vuçiç për të konsoliduar pushtetin në

Në të njëjtën linjë me ish-zv.kryeministren e Kosovës Edita Tahiri edhe diplomati Agim Nesho akuzon kryeministrin shqiptar për pazar me presidentin Vuçiç me qëllim konsolidimin e pushtetit të tij dhe në dëm të Kosovës. Në studion e Debati në A2 CNN me Alba Alishanin ai tha se Rama po provokon Shqipërinë duke e quajtur bashkëpunuese të një aleance të gjerë si Gjermania e Franca.

“Unë mendoj që Rama nuk është naiv por për të kosnosliduar pushtetin e tij por ka bërë Pazar em vucic në dëm të interesave të popullit shqiptar dhe Kosovës që Vuçiç të ketë hapësira të pakufizuara serbe dhe të Serbisë së madhe dhe provokon Shqipërinë që i jep leje, duke e quajtur si bashkëpunuese të një aleance të gjerë si Gjermania e Franca që mund të mbledhë hapësirat shqiptare, por në dëm të rregullit ndërkombëtar dhe konflikteve etnike”.

Deklarata e Neshos vijmë pas mbledhjes në Beograd të Ballkanit të Hapur dhe deklaratave të dy liderëve, Rama dhe Vuçiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos