Rama: Po humbasim njerëz, kemi vetëm një gjë në dorë për të kursyer sa më shumë jetë

Nga A2 CNN
23 Mars 2020, 11:36 | Aktualitet
Rama: Po humbasim njerëz, kemi vetëm një gjë në

Kryeministri Rama u bëri edhe një herë thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë masat e vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Kemi hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim njerëz. Kemi vetëm një gjë në dorë për të kursyer sa më shumë jetë dhe lehtësuar sa të mundemi vuajtjet e mëdha: Të shtrëngojmë dhëmbët dhe durojmë, durojmë, durojmë, duke mos shkelur ligjin e luftës për kufizimin e lëvizjes; duke mos dalë nga shtëpia kot; duke ecur vetëm në rrugë kur kemi një domosdoshmëri jashtë shtëpisë; duke ndenjur në radhë në distancë minimumi 1 metër pas kurrizit të njëri - tjetrit kur bëjmë pazar; duke rezistuar, rezistuar, rezistuar”, shkruan Rama në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos