
Mëngjesin e së hënës, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se ka ndërruar jetë, i prekur nga koronavirusi, edhe një 61-vjeçar, por më pas theksoi se ai ka pësuar vdekje klinike.
“Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv ka pësuar vdekje klinike, mjekët bën përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë, por gjendja mbetet tepër e rëndë”, thuhet në njoftim.
Deri tani, janë konfirmuar 89 persona të prekur nga koronavirusi dhe 4 të vdekur. (A2 Televizion)