Raundi i dytë i zgjedhjeve, nesër votohet në Kosovë për 21 komuna në balotazh

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2021, 12:45 | Kosova
Raundi i dytë i zgjedhjeve, nesër votohet në Kosovë për

Kosova mban të dielën raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku 21 komuna janë balotazh. Partia që garon në numrin më të madh të komunave është Lëvizja Vetëvendosje me 12 komuna.

Lidhja Demokratike e Kosovës garon në 9 komuna, Partia Demokratike e Kosovës në 8, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 5.

Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e 17 komunave. Partia Demokratike e Kosovës ka fituar katër komuna. Përballja e forte do jete serish Prishtina. Balotazhi në Prishtinë do të jetë mes Arben Vitisë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos