“Reali, ekipi më i dobët në të dyja ndeshjet. Nuk ka të drejtë të luajë finalen”

Nga A2 CNN
5 Maj 2022, 18:48 | Futboll
“Reali, ekipi më i dobët në të dyja ndeshjet. Nuk ka

Peter Schmeichel, ish-portieri i Manchester United, komentoi përmbysjen epike të Real Madrid ndaj Manchester City, me madrilenët që shënuan dy gola në minutat shtesë të ndeshjes, për të barazuar rezultatin e përgjithshëm të duelit, e më pas shënuan golin e fitores në 30 minutat e shtesës.

Sipas ish-futbollistit danez, ajo që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës ishte “një padrejtësi”.

https://a2news.com/2022/05/04/reali-i-pavdekshem-permbys-cityn-kur-i-duheshin-dy-gola-ne-minuten-e-90-te-ndeshjes/

“Real Madrid nuk ka të drejtë të jetë në finale. Reali ishte padyshim skuadra më e keqe gjatë dy ndeshjeve. Në rastin e parë që patën erdhi goli i parë, në minutën e 90. Goli i dytë ishte rasti i dytë dhe goli i tretë ishte rasti i tretë. Manchester City ishte në kontroll të plotë, por stadiumi është lojtari i 12 i Realit”, tha Schmeichel për CBS Sport.

Ai shtoi: “Mendova se Reali do të kualifikohej në finale pas ndeshjes në Angli, por loja e tyre në Spanjë ishte shumë e dobët. Vetëm në ndeshjen kundër Chelsea ata bënë mirë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos