Reshjet e borës bllokojnë qarkullimin në Qafën e Llogorasë

Nga A2 CNN
15 Mars 2021, 17:04 | Aktualitet
Reshjet e borës bllokojnë qarkullimin në Qafën e

Reshjet e borës që kanë rënë ditën e sotme në Qafën e Llogorasë i ka gjetur të papërgatitur drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks rrugor.

Me dhjetëra automjete kanë mbetur të bllokuara për disa orë ditën e hënë në Llogora pasi qarkullonin pa zinxhirë në një kohë kur reshjet e borës kishin përfshirë zonën.

Dalja e disa mjeteve nga rruga për shkak të borës në këtë aks në jug të vendit shkaktoi problematika të theksuara duke qenë se dhe ndërhyrja e borëpastruesve ishte e pamundur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos