Nis vaksinimi i mësuesve në Lezhë, Rama-Manastirliu: Sonte mbërrijnë edhe 9320 doza të vaksinës Pfizer

Nga A2 CNN
15 Mars 2021, 14:44 | Aktualitet
Nis vaksinimi i mësuesve në Lezhë, Rama-Manastirliu: Sonte

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër fillimin e procesit të vaksinimit të mësuesve në Lezhë.

"38 400 dozat e vaksinës AstraZeneca janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe ka filluar procesi i vaksinimit të mësuesve në Lezhë, në Krujë, në Lushnjë, në Divjakë etj. Procesi ka ecur shumë mirë deri tani dhe pranueshmëria ka qenë e mirë. Për efekte të administrimit, kemi grumbulluar disa shkolla në një, ku kemi vaksinatorët e përqëndruar, që mos të kemi as humbje dozash”, tha Manastirliu.

https://a2news.com/2021/03/15/nis-vaksinimi-i-mesuesve-ne-lezhe-rama-manastirliu-sonte-mberrijne-edhe-9320-doza-te-vaksines-pfizer/

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se sot mbërrijnë nga Pfizeri vaksinat e radhës: “Sot kemi njoftim për mbërritjen sërish nga Pfizet të 9320 dozave të tjera”.

Kryeministri Edi Rama tha se procesi vaksinimit do të intensifikohet, për të lehtësuar sezonin turistik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos