Edhe pse vendi është ende nën masat e izolimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit, me rritjen e temperaturave, anglezët kanë harruar rregullat e distancimit social. Ndërsa termometri shënoi 28 gradë celsius në mesjavë, parqet dhe plazhet në të gjithë vendin u mbushën me njerëz, që nuk është se qëndronin edhe aq larg njëri-tjetrit. E mërkura ishte dita më e nxehtë e vitit në Angli deri tani. Sipas Universitetit Johns Hopkins, deri tani, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar kanë humbur jetën mbi 35 mijë persona nga koronavirusi, ndërsa rastet e konfirmuara janë gati 249 mijë. (A2 Televizion)
Rriten temperaturat, anglezët harrojnë distancimin social
