Rritja e çmimeve, Civici: Ndikuan politikat anti-Covid, por dhe rritja e kërkesës

Nga A2 CNN
29 Shtator 2021, 22:27 | Ekonomi
Rritja e çmimeve, Civici: Ndikuan politikat anti-Covid, por dhe rritja e

Eksperti për ekonominë, Ardian Civici solli në emisionin A2 Business disa nga faktorët që sipas tij kanë sjellë rritjen e çmimeve për shumë produkte në vendin tonë.

Ai u shpreh se një gjë e tillë është duke ndodhur në shumë vende të botës, kjo edhe për shkak të politikave të ndjekura gjatë përballimit të krizës nga pandemia.

Sipas Civicit, tashmë me rikthimin e normaliteti të konsumit është rritur dhe kërkesa në treg, gjë që ka çuar në rritjen e çmimeve.

“Është një cikël i ri që po kalojnë ekonomia dhe financat në strukturën e tyre, aq sa është në nivel ndërkombëtar, në miniaturë është dhe në rastin shqiptar. Është një tendencë pas 10-12 viteve të fundit me inflacion të ulët dhe me norma të ulëta interesi, shpesh herë dhe negative të bankave qendrore. Por ka një frikë sepse deri tani sepse janë vetëm shenjat e para, por mund të jetë një tendencë strukturore disamujore apo disavjeçare të rikthimit të inflacionit.

Tashmë faktorët janë të qartë, janë të kushtëzuar nga politikat e ndjekura gjatë periudhës së përballimit të krizës Covid-19 në të gjithë vendet e botës që u shoqërua në radhë të parë me një rritje shumë të madhe të masës monetare, gjë që ndodhi edhe në Shqipëri. Nga ana tjetër, të gjitha pengesat që pati tregtia, prodhimi, rritën ndjeshëm kostot. Por edhe produkte jetike si energjia, gazi kanë tendencë që të rriten dhe këto u bashkuan me rikthimin në normalitet të konsumit që rriti kërkesën në treg”, tha Civici. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos