Rritja e rasteve në Ballkan, Austria ndalon udhëtimet drejt vendeve të rajonit

Nga A2 CNN
1 Korrik 2020, 16:09 | Ballkani
Rritja e rasteve në Ballkan, Austria ndalon udhëtimet drejt vendeve

Austria paralajmëron qytetarët e vet kundër udhëtimeve në Ballkanin Perëndimor, në ditën kur Bashkimi Europian hapi kufijtë për 2 prej shteteve të rajonit. Autoritetet njoftuan se nga e mërkura hynte në fuqi, alarmi i nivelit të 6, që është më i larti, për të gjitha udhëtimet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi, mal i Zi dhe Bosnje-Hercegovinë, duke u kërkuar shtetasve austriakë që gjenden në këto vende të kthehen menjëherë.

Të gjithë ata që do të kthehen nga rajoni do t'u nënshtrohen një karantine 14-ditore, ose do duhet të tregojnë provën e një testi negative ndaj Covid-19. Autoritet austriake kanë lëshuar alarmin e nivelit më të lartë edhe për udhëtimet në Britaninë e Madhe, Portugali, Suedi dhe Turqi.

Austria regjistroi 107 raste të reja në 24 orët e fundit dhe ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg, u tha se disa prej infektimeve lidheshin me persona që kishin udhëtuar nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, edhe në Kroacinë dhe Slloveninë fqinje, ishte vërejtur rritje e rasteve, për shkak të qytetarëve të kthyer nga rajoni. Mijëra qytetarë të Austrisë që vijnë nga Ballkani Perëndimor kishin planifikuar të udhëtonin atje për pushime, por tani vendimi i qeverisë së Vjenës e bën të vështirë një mundësi të tillë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos