Rrugët e zbrazura, demat në Pamplona pa “rivalë”

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2021, 20:45 | Lifestyle

Festivali i demave në Pamplona do të anulohet për të dytin vit radhazi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Festivali i San Fermin nuk mund të mbahet edhe këtë vit”, tha kryetarja e Navarre, Maria Chivite. Ky event zhvillohet çdo vit nga data 6 deri në 14 korrik.

Aktualisht, Spanja është nën masa të rrepta, të paktën deri në fillimin të majit. Njerëzit lejohet të dalin vetëm për punë, apo për çështje të rëndësishme.

Gjatë festimeve, demat ndjekin qindra guximtarë në rrugët e ngushta të Pamplona-s, por edhe këtë vit ato do të jenë të boshatisura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos