Rusia po tërhiqet nga zona e Kharkivit, nga “poshtërimi” shkarkon komandantin

Nga A2 CNN
12 Shtator 2022, 13:33 | Bota

Trupat ruse po shkojnë nga disfata në disfatë ditët e fundit në lindje të Ukrainës, duke humbur një territor për të cilin kishin luftuar ashpër muaj të tërë për ta pushtuar. Janë pothuajse 3 mijë kilometra katrorë që janë rikthyer nën Kievin, pothuajse pa humbje, duke përfituar nga mungesa e një mbrojtjeje të organizuar.

Rikthimi nën kontrollin e Kievit të një qendre të rëndësishme për furnizimet e trupave të Moskës, si Izyum dhe veçanërisht Kupiansk, ishte një goditje e fortë që po sjell entuziazëm të madh te “djemtë” e Zelenskit, dhe ndjesinë e paparashikuar për elitat ushtarake ruse dhe vetë Kremlinin, që fati i luftës në terren për herë të parë mund të kthehet në favor të Ukrainës.

Avancimi i trupave ukrainase ditët e fundit, majtas më 6 shtator, djathtas më 10 shtator

Sipas disa burimeve, madje, në pamundësinë për të mbrojtur territoret në verilindje, komandantët kanë urdhëruar një tërheqje të plotë nga zona e Kharkivit, qytetit të dytë më të populluar të Ukrainës.

Humbja e territorit, që tashmë edhe nga analistë rusë cilësohet të paktën si poshtërim, me shumë gjasa i ka kushtuar vendin dhe karrierën komandantit të forcave të Moskës në sektorin perëndimor, pra përgjegjësi direkt i armatës në zonën tashmë të humbur.

https://a2news.com/2022/09/11/kunderofensiva-ukrainase-zelensky-ketu-nuk-ka-vend-per-pushtuesit/

Bëhet fjalë për gjeneralin Roman Berdnikov, i cili kishte marrë detyrën më 26 gusht, pak para ofensivës ukrainase. Ndryshimet e shumta në lidership shihen si një nga arsyet e dezorientimit të trupave, dhe të mungesës së një strategjie efikase. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/11/ukraina-dyfishon-siperfaqen-e-cliruar-nga-pushtimi-rus-ne-lindje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos