“Zot mbroje Mbretin”, për herë të parë në kishë pas 70-vjetësh

Nga A2 CNN
11 Shtator 2022, 16:31 | Bota
“Zot mbroje Mbretin”, për herë të parë në

Fjalët “God Save the King” - Zot mbroje Mbretin - u kënduan për herë të parë në 70 vjet nga miliona njerëz që ndiqnin shërbimet e kishës në Mbretërinë e Bashkuar të dielën, pas pranimit të mbretit Charles III si monarku i ri i vendit.

Për shtatë dekadat që sundoi Mbretëresha Elizabeth II, himni kombëtar i Britanisë ishte "God Save the Qëeen", Zot Mbroje Mbretëreshën".

https://twitter.com/i/status/1568300546020503553

Në një prej kishave të Londrës, një fotografi e mbretëreshës u pa gjatë shërbimit, teksa kori dhe vizitorët kënduan himnin për Mbretin e ri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos