Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi i qeverisë për të shtyrë me dy muaj pagesat e qirave për bizneset e vogla dhe individët. Me Akt Normativ është përcaktuar se nëse qiramarrësi nuk zbaton vendimin, atëherë ai do të gjobiten me 5-fishin e vlerës së qerasë. Me këtë Akt Normativ qeveria vazhdon të thellojë diferencimet në trajtimin e biznesit, i cili po ndjen fort pasojat e krizës. Përfituesit janë vetëm subjektet me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit, ata që ndryshe konsiderohen si bizneset e vogla, ndërsa ka qenë i gjithë komuniteti i sipërmarrjes që ka kërkuar njëzëri këtë masë. Por edhe biznesi i vogël, të cilin qeveria duket se e ka në vëmendje, është i pakënaqur nga masat, përfshi këtu nismën e fundit, atë të shtyrjes së qirave me 2 muaj. Të ftuar në A2 Business: Jordan Daci, jurist; Albenc Sila, nga agjencia “INF 93 Real Estate”, Pano Soko, eksperte për ekonominë. (A2 Televizion)
Sa do të ndikojë shtyrja e qirave në tregun imobiliar
