Përfundimi i afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore i ka hapur rrugën rinisjes së tenderave nga institucionet. Prej 24 marsit, prokurimet publike të institucioneve kanë qenë të kufizuara në kryerjen e procedurave të prokurimit vetëm për mbulimin e nevojave të dala nga situata e pandemisë së koronavirusit, për shpalljet e reja që lidheshin me tërmetin e 26 nëntorit, si dhe ato që kishin të bënin me shërbime të rëndësishme me komunitetin. Gjatë muajve të bllokimit, tenderat që u zhvilluan kishin të bënin me prokurimet për medikamente, për ushqime për familjet në nevojë për të përballuar situatën e Covid-19, por nuk bënë përjashtim as ujësjellës apo projekte infrastrukturore, si rrugë. Por pas njoftimit të ri të Agjencisë së Prokurimit Publik, institucionet nuk do të kenë më asnjë kufizim. Për të folur për këtë zhvillim ishte i ftuar në A2 Business, ish-zëvendësministri i Ekonomisë, Dritan Shano. (A2 Televizion)
Sa kanë përfituar bizneset dhe qytetarët nga paketat e ndihmës?
