Kjo është pena e mbretit të shqiptarëve. Mendohet që Ahmet Zogu përdorte këtë servis shkrimi të personalizuar, për të nënshkruar akte të rëndësishme që më pas u bënë disa nga kapitujt e historisë sonë.
Artan Lame është kujdesur të koleksionojë pullat, dekoratat, spaletat, veshjet dhe vulat e asaj kohe. Tani që Tani nuk është më vajza e tij Lisia Lame çel ekspozitën që ai do të na I rrëfente me pasionin e koleksionistit.
Ekspozita rrëfen jo vetëm historinë e monarkisë, por edhe të një pjese të artit të kohës. Mënyra se si qepeshin dhe krijoheshin detajet e veshjeve zyrtare të kohës apo vulat e artistëve, fotografë si Marubi.
Dekoratat në këtë ekspozitë që do të zgjasë vetëm dy ditë në kryeqytet shndrinin përtej xhamave ekspozues, si dëshmi të një historie që e mbartnin ata më të dalluarit e monarkisë.
Të pakta janë objektet që gjeti Artan Lame si dëshmi e kohës së Skënderbeut, disa të riprodhuara sipas përshkrimeve, e shumë pak të mbijetuara në kohë dhe hapësira të tjera përtej Shqipërisë zyrtare.
Ekspozita Monarkia është vendosur në ambientet e ish gardës së Republikës, që pritet të hapë edhe ambientet e tjera për t’u kthyer në një oaz arti në të ardhmen. (A2 Televizion)