Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen të dielën, pavarësisht pengesave të dala përpara në proces. Është ky mesazhi që japin njëzëri të gjithë elementët kombëtarë e të huaj për procesin e pjesshëm në 4 komuna. Për ta risjellë në vëmendje, në nëntor të vitit të kaluar, kur qeveria e Kosovës vendosi kushtin për riregjistrimin e targave serbe në veri, drejtuesit nga radhët e Listës Serbe braktisën postet e tyre. Qeveria e Kosovës shpalli zgjedhjet e parakohshme në këto vise, në mënyrë që qytetarët të mos mbesin pa shërbimet e nevojshme. Në KQZ nuk u regjistrua Lista Serbe, partia që gëzon mbështetjen më të madhe në veri dhe sot një tjetër parti, ajo e serbëve të Kosovës, udhëhequr nga Aleksandar Jabllanoviç, njoftoi tërheqjen me motivacion mungesën e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve. Cilët janë skenarët e mundshëm? I diskutuam me doktorin e shkencave politike, Gurakuç Kuçi. (A2 Televizion)
Sa real është rreziku i trazirave? Kuçi: Mund të ketë incidente në ditën e zgjedhjeve
