I nisur nga situata e krimit në vend, deputeti demokrat Ervin Salianji, thirri në interpelancë ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi. Pyetjeve Çuçi zgjodhi t’u përgjigjej me shifra, duke i dhënë mundësi deputetit të PD-sw për një autoironi opozitare. Debati vijoi me Salianjin që akuzoi Policinë e Shtetit për bashkëpunim me krimin, duke folur për raste konkrete. “Ku janë Talo Çela, Vis Martinaj u lajmërua 5 minuta para nga policia e shtetit”, tha Salianji. Përballë akuzave të shumta, Çuçi u përgjigj me arsyetimin se asnjë qeveri nuk mund ta zhdukë krimin tërësisht dhe lufta kundër tij mbetet sfida më e madhe. (A2 Televizion)
Salianji interpelancë me ministrin e Brendshëm: Dekonspirohen aksionet
