Salvini i uron “shpejtësi, grintë dhe dëshirë për të luajtur”, Suso nuk ia përton me përgjigjen

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2019, 15:14 | Futboll

Ish-ministri i Brendshëm italian dhe kreu i Lega-s, Matteo Salvini është një tifoz i Milanit dhe shpesh gjatë viteve të fundit, që nuk kanë qenë të mira për kuqezinjtë, ka sulmuar drejtuesit, trajnerët dhe futbollistët e klubit të zemrës.

“Viktima” e fundit e tij ishte Suso. Politikani komentoi një publikim në Instagram të Milanit që e uronte spanjollin për ditëlindje.

“Urime! Me shpresën që Babagjyshi të të japë pak shpejtësi, grintë dhe dëshirë për të luajtur”, shkroi me ironi Salvini.

Suso nuk e kapërdiu aspak këtë koment dhe i ktheu përgjigje duke polemizuar me të: “Faleminderit. Me shpresën që Babagjyshi të të sjellë pak shpejtësi, grintë dhe dëshirë për të administruar më mirë, shumë më mirë, një vend që e dashuroj”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos