Santa Claus-i po i mban të sigurta Krishtlindje nga pandemia

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2020, 15:59 | Lifestyle
Santa Claus-i po i mban të sigurta Krishtlindje nga pandemia

Teksa fëmijët në të gjithë botën mund të mos kenë mundësi të takojnë fizikisht Santa Claus-in këtë vit, kompani të shumta përqafuan teknologjinë si një mënyrë për të sjellë atmosferën festive pranë tyre. Por sigurisht, duke respektuar distancën e sigurt sociale në pandeminë koronavirus. Santa në Londër pyeti 7-vjeçaren Alberta nëse ishte treguar e mirë këtë vit, ndërsa gjendeshin 160 kilometra larg njëri-tjetrit.

“Fatkeqësisht nuk ka udhëtime në shtëpizë këtë vit, por falë një teknologjie virtuale, të cilën e kemi të gjithë ditëve të sotme, jam në gjendje t’i shoh fëmijët, t’u flas dhe ndonjëherë është sikur jam në shtëpitë e tyre. Kështu që është diçka shumë e mirë”.

Kompania e eventeve në Londër, “Boo Productions”, është një ndër të shumtat që u ofron fëmijëve mundësinë për të takuar online Babagjyshin. Ndërsa, Ministria e Argëtimit, që trajnon Santa Claus-ët prej 25 vitesh krijoi “Selinë Qendrore të Babagjyshit”: Një aplikacion virtual për fëmijët. Kompania amerikane “Storyfile” vjen me një alternativë me Inteligjencë Artificiale, duke krijuar një uebsajt, ku fëmijët i bëjnë online pyetjet për Santa Claus. Algoritmi u kthen përgjigjet e duhura, edhe atyre pyetjeve të komplikuara të lidhura me koronavirusin. Cortney Lofton vishet çdo vit si Babagjysh në një qendër tregtare të Los Anxhelos. Këtë herë, për të respektuar distancimin fizik, duhet që t’u përgjigjet pyetjeve përmes një lidhjeje me video. Edhe në pjesët e tjera të botës, Santa Claus, po has sfida të mëdha me pandeminë.

Në Rio De Zhaneiro u përdor kjo metodë për të mundësuar takimin me fëmijët, ndërsa në Danimarkë, Babagjyshi përshëndeti vizitorët në brendësi të një sfere të madhe të tejdukshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos