Schumacher – Ferrari, përsëri bashkë, djali i legjendës provon “Kokëkuqen”

Nga A2 CNN
2 Prill 2019, 16:03 | Sporte të tjera

Djali i Michael Schumacher, Mick Schumacher, më në fund ka zbritur në pistë me një makinë Ferrari, me të cilën babai i tij fitoi pesë tituj kampion në Formula 1. 13 vjet pasi Schumi garoi për herë të fundit me “Kokëkuqen” në Interlagos në vitin 2006, i biri provoi makinën në testet e zhvilluara në Bahrein këtë të martë.

https://twitter.com/F1/status/1112971294570696704

Kamerat ishin drejtuar të gjitha nga 19-vjeçari kur nxori makinën nga garazhi për herë të parë, ndërsa të gjithë i bënin foto kur doli me uniformën e skuderisë italiane, pasi dukej tepër i ngjashëm me të atin. E pranishme ishte edhe e ëma, Corinna, për të ndjekur herën e parë që djali i saj ngiste një makinë të Formula 1. Për shkak të shiut, ai realizoi vetëm 10 xhiro, duke shënuar si kohë më të shpejtë 1:32.552.

Momentalisht ai garon në Formula 2, por shihet si pilot i ardhshëm i F1, me disa skuadra që e kërkojnë. Të mërkurën ai do të provojë makinën Alfa Romeo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos