Serbia nuk lejon Kosovën, Shqipëria tërhiqet nga botërori i boksit amator

Nga A2 CNN
23 Tetor 2021, 14:52 | Sporte të tjera
Serbia nuk lejon Kosovën, Shqipëria tërhiqet nga botërori i

Pa Kosovë nuk ka Shqipëri. Kjo u konfirmua edhe së fundmi, përpara Kampionatit Botëror të boksit amator që do të zhvillohet në Beograd. Në kufi u regjistrua një incident i turpshëm, ku autoritetet serbe nuk lejonin përfaqësuesen e boksit të Kosovës, të kalonte me stemat dhe logot në uniformat sportive.

Drejtuesit e skuadrës Dardane nuk e pranuan urdhëron për të hequr simbolet, teksa për ngjarjen informuan edhe Federatën Ndërkombëtare.

Në situatën e krijuar, edhe Shqipëria refuzoi të marrë pjesë në Botërorin e boksit amator, duke njoftuar se prezenca e kuqezinjve lidhet vetëm me pjesëmarrjen me të drejta të plota të Kosovës. Kjo u konfirmua nga trajneri Besim Brahimi, i cili falënderoi publikisht trajnerin e mirënjohur të Shqipërisë, Zef Gjoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos