Edicioni i pestë, mbi 2500 garues marrin pjesë në Maratonën e Tiranës

Nga A2 CNN
17 Tetor 2021, 13:54 | Sporte të tjera

U zhvillua këtë të dielë në kryeqytet edicioni i pestë i Maratonës së Tiranës. Mbi 2500 garues nga 35 shtete të ndryshme të botës, iu bashkuan aktivitetit më të madh sportiv të qytetit, me Tiranën që për herë të parë ka një maratonë të plotë, prej 42 km, të certifikuar nga organizatat ndëkombëtare.

Pikërisht distanca më e gjatë e vrapimit të këtij aktiviteti u fitua nga një vrapuese ukrainase, ndërkohë që menjëherë pas saj u rendit atleti shqiptar Ilir Këlliçi.

Vend i tretë për rekormdemen Luiza Gega, e cila në kategorinë e femrave e kaloi e dyta vijën e finishit.

Në Maratonën e Tiranës garohet edhe për distancat 21 km, 10 km dhe kategorinë “weToo”, e cila i përket personave me aftësi të kuafizuara.

Sa i përket qarkullimit në kryeqytet, rrugët e Tiranës do të vijojnë të jenë të bllokuara deri në orët e pasdites. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos