47 ditë nga Brexit, May kërkon më shumë kohë nga deputetët

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2019, 15:14 | Bota
47 ditë nga Brexit, May kërkon më shumë kohë nga

Kur mbetën vetëm 47 ditë për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, kryeministrja Theresa May u ka kërkuar deputetëve të Parlamentit t’i japin asaj më shumë kohë për të diskutuar marrëveshjen e re me zyrtarët në Bruksel.

Ajo kërkoi kohë deri më 27 shkurt që të përpilonte një tjetër marrëveshje pas votimit kundër planit A, por gjithnjë e më shumë po shtohen zërat me bindjen se një marrëveshje e mirë nuk mund të arrihet dhe Britania rrezikon ta lërë unionin pa marrëveshje në kohën kur afati i fundit është 29 marsi.

Një skenar i tillë do të ishte i rëndë si për individët ashtu edhe për bizneset. Por nga ana tjetër, pala europiane e ka bërë të qartë që nuk parashikon të lëshojë më pe në lidhje me situatën. Biznesi, ndërkohë, jep alarmin se një dalje pa marrëveshje do rriste koston e tyre, si në tarifa doganore ashtu edhe humbje kohe, çka do i bënte të humbisnin terren mbi tregun më të mirë që mbetet ai europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos