
SHBA-ja beson se Ukraina mund ta fitojë luftën kundër Rusisë me pajisjet e duhura dhe mbështetjen e duhur”. Kështu deklaroi para gazetarëve të hënën Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, nga një vendndodhje e pazbuluar në Poloni pranë kufirit me Ukrainën.
“Për sa i përket aftësisë së tyre për të fituar, hapi i parë për të fituar është të besosh se mund të fitosh. Dhe kështu, ata besojnë se ne mund të fitojmë. Ne besojmë se ne dhe ata mund të fitojmë, nëse ata kanë pajisjet e duhura, mbështetjen e duhur dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi dhe do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi", u tha Austin gazetarëve.
Austin dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, bënë një udhëtim të paparalajmëruar në Kiev të dielën, ku u takuan me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe zyrtarë të tjerë ukrainas.
Ata janë zyrtarët e nivelit më të lartë amerikan që kanë udhëtuar në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të Rusisë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi të hënën se vlerëson "ndihmën e paprecedentë të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën". (A2 Televizion)