Shëndetësia falas ka qenë një ndër premtimet kryesore të kryeministrit Rama në 2013, përpara se të vinte në pushtet. Pas gati 7 vitesh, Shqipëria ndodhet në kulmin e një pandemie botërore dhe shëndetësia është bërë më e rëndësishme se kurrë, së bashku me akuzat për një gjendje të rëndë të këtij sektori. Katër koncencione të tipit PPP janë dhënë vitet e fundit, për disa shërbime që shteti ia ka deleguar privatit me kosto në miliona euro për tatimpaguesit. E kemi falas shëndetësinë sot apo paguajmë? Nëse është falas, për cilat shërbime e nëse paguajmë, për çfarë? “Shëndetësi falas apo e shëndetësi e privatizuar”, ishte tema për të cilën u diskutua këtë të mërkurë në A2 Business Week. (A2 Televizion)
Shëndetësi falas apo shëndetësi e privatizuar?
