Shengeni ballkanik, lehtësi në lëvizjen e mallrave dhe njerëzve

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2019, 15:56 | Ekonomi
Shengeni ballkanik, lehtësi në lëvizjen e mallrave dhe

Lëvizja e mallrave brenda Ballkanit Perëndimor kap vlerën e 4.5 miliardë eurove në vit, çka natyrisht e ka shndërruar atë në kryefjalën e takimeve për mini-Schengenin Ballkanik. Liderët e vendeve pjesëmarrëse deri më tani synojnë të zbatojnë katër liri në rajon, të ngjashme me ato të Bashkimit Europian: lëvizjen e mallrave, të kapitalit, të njerëzve dhe shërbimeve.

Konkretisht këto përfshijnë hapjen 24 orë të pikave kufitare, uljen e kohës së pritjes të kamionëve në doganë, lehtësimin e procedurave, si dhe duke ofruar lëvizjen të mallrave pa dokumente. Për njerëzit parashikohet lëvizje e lirë vetëm me karta identiteti dhe thjeshtëzimi i lejeve të punës dhe të qëndrimit.

Palët angazhohen edhe për ndryshime në politikat që lehtësojnë thithjen e investimeve, me anë të përpjekjeve të përbashkëta në fushën e energjisë, turizmit dhe bujqësisë.

https://a2news.com/2019/12/22/shengeni-ballkanik-premtimet-per-pikat-kryesore-te-marreveshjes/

“Do ketë padiskutim në shifrat e ekonomisë tonë, në shifrat e punësimit në shifrat e punësimit, në shifrat e investimeve të huaja një shenjë të parë domethënëse se çfarë impakti ka kjo dhe çdo vit kjo shenjë domethënëse e vitit 2020 do fillojë dhe do kthehet në zë domethënës të ekonomisë së vendeve tona”, deklaroi kryeministri Rama gjatë samitit në Tiranë.

Hapi i radhës për konkretizimin e kësaj nisme do të nënshkruhet në Samitin e Ardhshëm të Procesit të Berlinit, ku marrin pjesë të 6 vendet e rajonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos