Shkarkimi i Presidentit, përplasja politike zhvendoset në Venecia

Nga A2 CNN
30 Shtator 2019, 12:44 | Politikë
Shkarkimi i Presidentit, përplasja politike zhvendoset në Venecia

Taulant Balla do të shkojë në Venecia si përfaqësues politik i mazhorancës në mbledhjen e 11 tetorit që do të mbahet në Venecia.

A2 ka mësuar se kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka kërkuar nga zoti Balla që të jetë në Komisionin e Venecias. Përgjatë dy ditëve të qëndrimit në Venecia do të jetë edhe Ulsi Manja, i cili do të shkojë atje për çështjen e pronave.

Zoti Meta ka marrë ftesë për të qenë në mbledhjen 2-ditore dhe burime pranë Presidencës konfirmuan se Presidenti do të jetë në Venecia së bashku me këshilltarët juridikë.

https://a2news.com/2019/09/28/opinioni-i-venecias-meta-drafti-i-parendesishem-nuk-trembet-luani-i-arte/

Ndërkohë, në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste është diskutuar rezoluta për integrimin që do të votohet në seancën e së enjtes.

Burime nga mbledhja e grupit të PS-së bëjnë me dije se “diskutimi në mbledhje grupi ishte për seancën e sotme dhe të ditës së enjte” dhe se “fokusi kryesor do të jetë te problemet e zonave të dëmtuara nga tërmeti dhe përmbytjet”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/09/27/raporti-paraprak-i-venecias-anulimi-i-zgjedhjeve-meta-tejkaloi-kompetencat/

A2 CNN Livestream

Latest Videos