“Hakmarrja e pashmangshme”, Putini reagon pas sulmeve të Ukrainës në rafineritë ruse të naftës

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2026, 08:23 | Bota

“Hakmarrja e pashmangshme”, Putini reagon pas sulmeve të

Ukraina ka vijuar sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, pavarësisht kërkesave të presidentit amerikan Donald Trump për t'i ndalur ato, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin, ndërsa paralajmëroi kundërpërgjigje.

Putin bëri këtë kërcënim të martën, pasi Kievi deklaroi se do të ndalonte sulmet ndaj objektivave energjetike ruse vetëm nëse Moska vepronte në të njëjtën mënyrë.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi se Ukraina ishte përgjegjëse për sulmin me dron të së shtunës ndaj një anijeje mallrash ruse në Gjirin e Finlandës. Një anëtar i ekuipazhit mbeti i plagosur.

Në një intervistë për Bloomberg, lideri ukrainas tha se anija “Sparta II” ishte një objektiv legjitim për ushtrinë e tij, pasi transportonte armë.

Sulmet ukrainase ndaj instalimeve të karburantit u pakësuan pas deklaratës së Trump në mesin e tetorit për një armëpushim energjetik në konfliktin që nisi me pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Megjithatë, ato rifilluan me intensitet në fund të tetorit.

“Ne shohim se regjimi i Kievit vazhdon të sulmojë objektet tona të përpunimit të naftës, pavarësisht thirrjes dhe kërkesës së drejtpërdrejtë të presidentit amerikan për t'u përmbajtur nga sulme të tilla. Por autoritetet e Kievit po e injorojnë këtë këshillë”, deklaroi Putin gjatë një takimi në Kremlin me zyrtarë të qeverisë dhe drejtues të lartë të kompanive të naftës.

“Në këtë drejtim, dëshiroj të theksoj se masat tona hakmarrëse janë të pashmangshme”, paralajmëroi presidenti rus.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos