Shkatërrohet banda e shqiptarëve që trafikonte emigrantë nga Spanja drejt Anglisë

Nga A2 CNN
8 Tetor 2022, 16:37 | Aktualitet

Autoritetet spanjolle kanë shpartalluar një bandë shqiptarësh që operonte kryesisht në Spanjë dhe dërgonte emigrantë, kryesisht po shqiptarë, nga vendi iberik drejt Anglisë. Lajmin e konfirmoi NCA, Agjencia Kombëtare e Krimit në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas autoriteteve britanike çdo emigrant paguante deri në 15 mijë euro për të mbërritur në ishull. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos