34 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar ditën e premte në aeroportin e Rinasit pasi kishin kërkuar azil dhe shkelën rregullat e qëndrimit në hapësirën e zonës Shengen.
Pjesa më e madhe e këtyre shqiptarëve të riatdhesuar nga Franca dhe Belgjika kishin tentuar për të kaluar në Mbretërinë e Bashkuar përmes Francës.
Policia e Shtetit iu bën sërish apel shtetasve shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero. Ndërkohë Policia Kufitare bën me dije se do të vijojë me kontrollet e rrepta në pikat e kalimit kufitar. (A2 Televizion)