
Shqipëria U21 dhuroi spektakël ndaj Luksemburgut U21, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në "Air Albania", një ditë pas fitores së Kombëtares A ndaj Finlandës.
3-1 ishte rezultati i ndeshjes. Miqtë gjetën të parët rrugën e rrjetës në minutën e 13-të, teksa kundërpërgjigjia e djemve të Alban Bushit ishte e menjëhershme, shkruan A2.
Në minutën e 23-të, ishte kapiteni Ermir Rashica që nuk fali përballë portierit mik, ku u vetëm në hyrje të zonës goditi saktë, duke përshëndetur rrjetën.
Kuqezinjtë nuk u ndalën, teksa në minutën e 35-të përmbysën rezultatin falë eurogolit të Brutit nga distanca.
Për golin që do të “vuloste” triumfin mendoi shkodrani Kevin Dodaj në minutën e 88-të.
Në datën 17 nëntor, Kombëtarja U21 do të luajë një miqësore luksi ndaj Spanjës U21. (A2 Televizion)