Ceremonia e prezantimit të prefektit të ri në Shkodër, Valdrin Pjetrit nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, është kthyer në një diskutim për sigurinë publike në kryeqendrën e veriut, ku vrasjet e njëpasnjëshme kanë tronditur këtë qytet. Pavarësisht deklaratave për shtim të vazhdueshëm të luftës kundër kriminalitetit, ministri Lleshaj e pranoi që në Shkodër grupet kriminale fatkeqësisht kanë mundur të hedhin rrënjë, duke sfiduar në mënyrë të përsëritur rendin dhe sigurinë në këtë qytet. Por kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi e shikon edhe më të rëndë situatën në qytetin e saj. Ajo është shprehur se frika ndihet jo vetëm tek qytetarët por edhe tek ajo si qytetare e parë e Shkodrës, pasi nuk po funksionojnë mekanizmat e parandalimit. Madje Ademi nuk e ka kursyer as debatin me drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu. (A2 Televizion)
Shkodër, ceremonia për prefektin e ri kthehet në debat për rendin
