Shpenzimet e tepruara të partive, PS dhe PD shkelën rregulloren e fushatën e vitit 2021

Nga A2 CNN
17 Tetor 2022, 14:04 | Aktualitet

Shpenzimet e partive politike gjatë fushatës janë një problem që Shqipëria nuk e ka zgjidhur akoma. Në zgjedhjet e vitit 2021 janë vërejtur, sipas raporteve të auditëve, se Partia Socialiste kishte shkelur parashikimet e Kodit Zgjedhor. Partia Socialiste i ka harxhuar më shumë para se trefishi i parave të përfituara nga buxheti i shtetit, gjë që nuk lejohet. “Partia Demokratike” nuk ka dorëzuar raportet për 69 kandidatë të listave shumëemërore, si dhe në raportet e dorëzuara nga subjekti zgjedhor janë bërë korrigjime me shkrim duke mos respektuar vendimin e Komisionit Rregullator. Ish-Lëvizja Socialiste për Integrim ka rezultuar pa probleme nga auditi i zhvilluar duke respektuar kufirin ligjor sa i takon shpenzimeve dhe depozitimit të dokumentacionit ku vërtetohen ato. Perse nuk po e rregullojmë ende problemin e shpenzimeve të partive politike në Shqipëri gjatë fushatës? Përgjigje kësaj pyetjeje i dha në Ditarin e mesditës në A2 CNN Antuela Male nga KRIIK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos