Shpenzon paratë e shtëpisë dhe shkollimit për koleksionin gjigant me kukulla poni

Nga A2 CNN
24 Janar 2021, 14:57 | Lifestyle

Një vajzë e re angleze ka zbuluar koleksionin e saj të madh me kukulla poni, nga seriali për fëmijë “My Little Pony”, për të cilin ka shpenzuar shumë para’ nga ato që i duheshin për shkollimin dhe blerjen e shtëpisë.

27-vjeçarja Beatrice Salt thotë se i koleksionon këto kukulla që kur ishte 3 vjeç, kur iu dhurua poni i parë. Që atëherë, ajo nuk ka reshtur së bleri poni, duke shpenzuar deri më sot rreth 25 000 euro.

“Kam shpenzuar edhe para’ që më duheshin për shkollë. Madje, edhe disa kursime që i kishë vënë mënjanë për të blerë një shtëpi me partnerin tim”, shprehet Beatrice.

Montazhierja e ka mbushur studion ku punon me rreth 600 poni, duke zënë 75% të hapësirës së kësaj studioje.

Qëllimi i saj është që të ketë çdo "My Little Pony" të prodhuar dhe të hapë një muze me koleksionin e saj. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos