Shqipëria në Euro 2020, verdikti i legjendave

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2018, 17:21 | Futboll

E ndërsa Christian Panucci premton betejë drejt Euro 2020, legjendat e së kaluarës, analizojnë grupin e Shqipërisë. Foto Strakosha dhe Edvin Murati skanojnë kundërshtarët e kualifikueseve dhe shprehen optimist për shanset e Kombëtares.

“Vit për vit në grup me Francën, kur hidhet shorti unë shkoj e falem. Mendoj që Franca është e para e grupit, megjithëse futbollit asnjëherë nuk i dihet. Ndërkohë mendoj se Shqipëria ka rreth 40 përqind shanse, por edhe Islanda e Turqia nuk duhen nënvlerësuar”, tha për A2 News, Edvin Murati, ish-lojtar i Kombëtares.

I larguar si një legjendë, Strakosha la trashëgimtarin e denjë në portë, Thomain dhe, me synimin që mbetet përsëritja e mrekullisë.

“Nuk mendoj se në këto momente ekipit kombëtar i nevojitet kaq shumë një kapiten sesa dëshira e të gjithëve nga brenda dha nga jashtë që t’i japim kurajo dhe energji pozitive që të përsërisim rezultatin që na bëri krenar. Është e vështirë, por çdo gjë arrihet”, tha Foto Strakosha, ish-kapiten i Kombëtares.

https://a2news.com/2018/12/06/cana-e-ardhmja-dhe-kombetarja-karriere-drejtuesi-ne-france-ose-zvicer/

Murati dhe Strakosha e pranojnë se në letër beteja do të jetë për vendin e dytë dhe me gjithë garën e vështirë, besojnë se Shqipëria mund t’ia dalë mbanë.

“Është e vështirë, por arrihet. Në eliminatoret e fundit ishim në një grup me 5 ekipe dhe tashmë jemi me 6 ekipe. Tashmë kemi në grup edhe Moldavinë dhe Andorrën dhe kemi shanse të mëdha, por duhet të jemi seriozë”, tha Murati.

“Nuk kemi marrë rezultate të mira kohët e fundit, por duhet të jemi optimist dhe të gjithë të bëjnë sa më mirë punën që i takon”, shprehet Foto.

https://a2news.com/2018/12/06/panucci-ne-lufte-te-bashkuar-arrijme-objektivat/

Kualifikueset e Shqipërisë në Euro 2020 nisin më 22 mars 2019 me ndeshjen ndaj Turqisë në shtëpi, me edicionin që mbyllet më 19 nëntor me sfidën ndaj Francës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos